Fluturimi me një paraglider është një nga ndjenjat më çliruese që mund të përjetoni në jetën tuaj. Për më tepër, fluturimi i lirë është larg zhurmave të makinave dhe ju jep ndjesinë më të afërt me fluturimin natyral të shpendëve.
FAA është shkolla më e mirë e fluturimeve në Shqipëri. Ajo u themelua në vitin 2017 dhe që atëherë ofron shërbime me cilësi dhe përgjegjësi të lartë. Të gjithë pilotët tanë kanë shumë vite përvojë, kanë qenë pjesë të ekipit kombëtar dhe natyrisht janë të licencuar nga Shoqata Aeronautike e Shqipërisë.
Fluturimi më mahnitës e spektakolar mund zhvillohet vetem me inspektorët tanë. Me ne mund të bëni ngriheni në ajër në lartësinë 1000m duke ju ofruar një fluturim prej rreth 20 minutash ose më shumë. Nëse keni menduar të fluturoni ndonjëherë në jetën tuaj ky është shansi juaj më i mirë!
Ju duhen vetëm një palë atlete (nëse nuk keni, mund t'ju sigurojmë ne). Çdo gjë tjetër, duke përfshirë kaskën dhe selfie-stick me kamera HD, sigurohen nga ne.
Gjithëkush nga mosha 16 deri në 65 vjeç me një peshë maksimale prej 105 Kg.
Fluturimet zakonisht zhvillohen në mëngjes në varësi të motit. Ju mund të na kontaktoni përmes faqes së kontaktit ose direkt në numrin 069 xx xx xxx si dhe në aplikacionet Whatsapp dhe Viber.