Shoqata e pilotëve dhe instruktorëve të fluturimit

Ndrysho jetën tende! Fluturimi me Instruktorët e APPI-t në Akademitë APPI do t’ju lejojnë të transformoni dijet tuaja për të fluturuar të sigurt dhe plot argëtim!

Edukimi: një numër i kurseve të fluturimit janë në dispozicion në FAA. Nëse:

– është eksperienca juaj e parë në ajër;

– dëshironi të përmirësoni aftësitë tuaja,

– doni të bëheni profesionist në ajër (paragliding),

ju do të gjeni kursin e duhur në sistemin arsimor APPI.

Përvoja: Instruktorët e APPI janë të certifikuar sipas standardeve më të larta. Ata do t’ju japin një mësim të shkëlqyer duke përdorur metodat më të fundit pedagogjike për t’ju siguruar një progres të thjeshtë dhe të sigurt.

Siguria: Siguria është një aspekt thelbësor i fluturimimt. Instruktorët e APPI-t janë trajnuar për të kontrolluar rrezikun me procedurat specifike të APPI-t dhe për t’u mësuar studentëve të tyre qëndrimin e një piloti të sigurt.

Argëtimi: APPI ju ndihmon të fluturoni për argëtim por dhe si mënyrë jetese. Ju do të gjeni shkollat ​​APPI në destinacionet më ekzotike që do të përmbushin ëndrrat tuaja. Bashkohuni me një komunitet botëror entuziastësh për fluturimin!

APPI siguron një licensë fluturimi bazuar në një cilësi të lartë dhe një sistem arsimor që është i njohur ndërkombëtarisht në mesin e të gjitha shkollave APPI në mbarë botën, dhe Shoqatat dhe Federatat partnere.

Certifikimi i APPI i dhënë një piloti është i brendshëm në sistemin APPI dhe nuk tregon ndonjë të drejtë të veçantë në vendin ku bëhet veprimtaria, përveçse nëse APPI është njohur nga autoriteti ligjor që drejton fluturimin e lirë në atë vend. Aktiviteti juaj i fluturimit duhet të përputhet me ligjet e vendit në të cilin kryhet.